Transmetuar më 04-04-2021, 21:29

Komuniteti shkencor është vënë në dilemë nëse fshirja e kujtimeve të pakëndshme nga truri në të ardhmen do të mund të shkaktojë harresën e gabimeve të rrezikshme dhe përvojës së fituar.

Shkencëtarët nga Universiteti i Torontos në Kanada, ishin në gjendje për të izoluar në minjtë e laboratorit “neuronet e frikës” dhe të fshijnë nga kujtimet e tyre përvojat traumatike pa ndikuar në kujtimet tjera.

Shumë shkencëtarë besojnë se një metodë e tillë mund të aplikohet në të ardhmen edhe te njerëzit, por me këtë lindin edhe shumë pyetje.

Fshirja e kujtimeve mund të jetë e dobishme për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga çrregullime post-traumatike të stresit, dhe të varur nga droga, por në të njëjtën kohë mund të parandalojë njerëzit të mësojnë në gabimet e tyre të kryera në të kaluarën.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundim se fshirja e kujtimeve është e mundur, por shoqëria duhet të zhvillojë kufijtë e avancuara etikë, të cilët do t’i referohen kësaj praktike. E thënë ndryshe njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për këtë zhvillim.