Transmetuar më 05-04-2021, 14:09

Klubi shqiptar i futbollit, Shkupi, ka zyrtarizuar ditën e sotme ndërprerjen e kontratës me trajnerin, Hasan Ozer shkruan Panorama Sport.

Sipas njoftimit, ka qenë vetë trajneri, i cili ka kërkuar dorëheqje pas humbjes së djeshme në shtëpi ndaj Renovës me rezultatin 2-1, ndeshje kjo e vlefshme për kampionatin elitar të futbollit maqedonas.

Teksa Shkupi pretendonte të luftonte për titull kampion këtë sezon, tani e sheh veten 10 pikë larg Shkëndijës, e cila kryeson kampionatin pas 25 javëve kampionat. Në krye të skuadrës do të vij një trajner tjetër në ditët në vazhdim thuhet në njoftim.

Njoftimi zyrtar nga klubi i Shkupit

Java e 25-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, për ekipin tonë solli rezultat negative ne duelin kundër Renovës, ku pësuam disfatë me rezultat 1-2.

Kjo ka bërë që shkaku i rezultateve të dobëta, trajneri i deritanishëm Hasan Ozer të jep dorëheqje, duke e lënë ekipin në pozitën e dytë me dhjetë pikë negativë ndaj kreut të tabelës.

Kryesia dhe futbollistët falënderojnë për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhë të trajnerit Ozer, duke i uruar suksese në karrierë.

Kryesia e klubit tani më është vënë në kërkim të një trajneri të ri që do të udhëheq me klubin në vazhdim të kampionatit, ku në kombinim janë disa trajner, ndërsa emri i tij do të mësohet gjatë ditëve në vazhdim./K.B/NOA.al