Transmetuar më 05-04-2021, 16:01

Disa shqiptarë në Indonezi kanë hapur një pus uji, të cilit i kanë vendosur emrin e Arjan Salës.

Vëllai i dëshmorit, që humbi jetën pak ditë më parë në Tiranë, ka publikuar këtë lajm në rrjetet sociale.

“Sapo u hap një pus uji ne Indonezi me emrin Arjan Sala, vëllait im të dashur. Shpirti vëllait, emri vëllait, Heroi vëllait HERO.

HERO, vjen darka ti më mungon shumë shuuumë do më mungosh shumë”, shkruan vëllai i tij.

Sala humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar nga flakët punonjësit e një magazine në qendër tregtare.

Ata shpëtuan, ndërsa jeta e tij u ndërpre në mes. /k.k/noa.al/