Transmetuar më 05-04-2021, 21:24

Emri i Elseid Hysajt vazhdon të mbetet i lidhur me Milanin.

Mbrojtësi i djathtë nga Shkodra, ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Napoli. Në verë do të vijë ndarja, por jo largimi nga Serie A.

Agjenti i 27-vjeçarit po negocion prej ditësh me drejtuesit e “Djallit”.

Këta të fundit i cilësojnë shumë 20 milion eurot që kërkon United për Dalot, kështu që kanë zgjedhur Hysajn, i cili vjen pa kosto.

Bisedimet janë fokusuar te rroga sezonale.

Mediat italiane raportojnë se lojtari i kombëtares shqiptare kërkon 3 milion euro në sezon, teksa akordi pritet të arrihet për 2.5 milion euro + bonuset.