Transmetuar më 05-04-2021, 22:59

“Instagram Rich List” përmban emrat më të mëdhenj në Hollywood nga The Rock te Beyonce. Listën e të pasurve në Instagram vitin e kaluar e kryesonte Kylie Jenner.

Ajo ka arritur të fitojë rreth 986,000 dollarë për një postim të sponsorizuar.

Megjithatë, ajo është rrëzuar nga froni dhe tani, numri një i momentit është “The Rock”.

Aktori Dwayne Johnson, merr 1,015,000 dollarë për postim.