Transmetuar më 06-04-2021, 15:26

Për vrasjen e të miturit dhe plagosjen e babait të tij, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gradicë të Drenasit, është dorëzuar personi i dytë, djali i 54-vjeçarit Xh.B.

I dyshuari i dytë është një 19-vjeç dhe sipas burimeve të mediave kosovare, ai është dorëzuar në polici pas babait të tij.

Policia ka konfirmuar deri tani dorëzimin në polici të shtetasit me inicialet Xh.B., babai i tij, i cili është i dyshuar gjithashtu në ngjarjen e rëndë, me anë të një njoftimi për media.

“Sot rreth orës 08:30, është dorëzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit po ashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, ka konfirmuar policia.

Rasti është hapur si “Vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

/a.m/NOA.al