Transmetuar më 06-04-2021, 16:42

Sonte në mbrëmje do të luhet finalja e parakohshme e fazës çerekfinale të Uefa Champions League.

Real – Liverpul është supersfida që do mbajë të mbërthyer sportdashësit në të gjithë botën.

Pak vite më parë spanjollët i hoqën nga duart titullin anglezëve, në atë ndeshje aq të komentuar për gafat e portierit Karius.

Spektakli dhe loja e bukur janë të garantuara në sfidën e mbrëmjes së sotme.

Të dyja skuadrat vijnë me disa mungesa të rëndësishme. /k.k/noa.al/