Transmetuar më 06-04-2021, 20:32

Në takimin e tyre të radhës në "Përputhen", Antonela dhe Blerimi kanë folur në lidhje me marrëdhënien ndaj njëri-tjetrit.

Blerimi i kërkoi më shumë seriozitet, ndërsa Antonela i bëri të qartë se mund të largohet nëse nuk i pëlqejnë provokimet.

Antonela: Nga sjellja jote dua të kuptoj a tallesh apo jo.

Blerimi: Sipas teje, ti mund ti bësh gjërat e njëjta, por unë jo. Ti nuk i vlerëson disa gjëra për mua.

Antonela: Pres të bësh më shumë për mua.

Blerimi: Dua të jesh pak më serioze.

Antonela: Ky është karakteri im. Dhe ti nuk je serioz.

Blerimi: Momentin që bën disa provokime duke lënë fletën e bardhë, i bie që nuk po më vlerëson ose bën provokime që të dal nga vetja.

Antonela: Nëse nuk të pëlqejnë provokimet, mirupafshim.

Blerimi: Ai takim mu duk 100% falso.