Të burgosurit marrin peng gardianin, e rrahin dhe e plagosin
Transmetuar më 06-04-2021, 22:16

Të burgosurit në një burg të Oklahoma City, SHBA, morën një roje peng, duke e rrahur dhe goditur me thikë disa herë, deri sa policia ndërhyri duke vrarë një prej të burgosurve.

Pamjet tronditëse të situatës janë filmuar më 27 mars dhe mediat kanë njoftuar se i burgosuri Curtis Montrell Williams, 34 vjeç, u qëllua me armë ndërsa mbante një thikë në qafën e oficerit të paraburgimit Daniel Misquez.

Misquez, i cili ishte i lidhur dhe i mbajtur rob për rreth një orë, duke u goditur në kokë dhe therur disa herë në këmbë nga një i burgosur i dytë.

Gardiani gjithashtu u spërkat me pajisjen e tij me spec.

Kaosi shpërtheu pasi të burgosurit u ankuan për kushtet në burg, duke pretenduar se nuk kishin ujë të rrjedhshëm dhe nuk po ushqeheshin.