Transmetuar më 07-04-2021, 12:06

Kontrollorët e AlbControl në Rinas nuk pranuan kërkesat e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Megjithatë, pavarësisht se nuk u arrit një marrëveshja pas takmit me ministren për kërkesat e tyre, kontrollorët kërkuan që kolegët e tyre të rikthehen në punë.

Kujtojmë se punonjësit pezulluan punën dhe janë rikthyer në zyrat e tyre ku pritën ministren Balluku për të diskutuar për kërkesat e tyre.

65 kontrollorët kishin disa kërkesa që i negociuan, ndërkohë që prej mungesës sot në punë për rreth 30 minuta ndikuan drejtpërdrejt në vonesën e dy fluturimeve Athinë-Tiranë dhe Stamboll-Tiranë.

Vitin e kaluar bordi i AlbControl i uli pagat me 62%, ndërkohë që kontollorët kanë firmosur kontratën e paaftësisë në punë edhe për shkak të stresit ndaj pandemisë, por nuk është marrë parasysh nga drejtuesit.

/a.m/NOA.al