Transmetuar më 07-04-2021, 13:09

Siguria e parë është se nuk duhet të braktisim maskat dhe pajisjet mbrojtëse, sepse mund të ndodhë që edhe ata që janë të vaksinuar të infektohen. Ka disa raste në të gjithë botën, por një shifër mjaft e habitshme vjen nga Michigan, ku të paktën 246 njerëz tashmë të imunizuar plotësisht kundër Covid,  rezultuan pozitivë për virusin. Fatkeqësisht, tre prej tyre kanë të vdekur: ata ishin mbi 65 vjeç. Kjo e bën Michigan-in një nga shtetet e para që raportoi të dhëna të tilla ekstreme, me njerëz të cilët kishin marrë vaksinën por, pas 14 ditësh, ata nuk ia dolën për të mposhtur Covid.

Të gjitha vaksinat që përdoren në këtë periudhë (në rastin e veçantë në SHBA) – Pfizer-BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson – treguan një efektivitet midis 72 dhe 95%. Kjo do të thotë se midis 5 dhe 28% të njerëzve të vaksinuar, ata mund të sëmuren sërish. Një fakt ekspertët e konsiderojnë të habitshëm këtë tregues, edhe nëse ai ka qenë i parashikueshëm. Dhe arsyeja do të ishte, në fakt, me mungesën e vëmendjes për përdorimin e pajisjeve të sigurisë. Deri më tani, rreth 2.95 milion banorë, rreth 36.5% e popullsisë së shtetit amerikan, kanë marrë të paktën një dozë dhe 1.8 milion qytetatë të Miçiganit janë vaksinuar plotësisht.

“Megjithëse nuk ka gjasa, është ende e mundur të kontraktohet virusi pas vaksinës," i tha Lynn Sutfin, zëdhënëse e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të Miçiganit, The Destroit New.

“Studimet tregojnë se edhe nëse njerëzit e vaksinuar sëmuren, sëmundjet serioze që kërkojnë shtrim në spital ose vdekje kanë më pak gjasa të ndodhin”.

Sutfin shpjegoi se rastet u raportuan midis 1 janarit dhe 31 marsit, ndërsa të tre personat që vdiqën ishin 65 vjeç ose më të vjetër dhe dy të tre kishin marrë dozën përfundimtare brenda tre javësh para se të ndërronin jetë.  "Ndërsa shumica e popullsisë zhvillon imunitet të plotë brenda 14 ditëve nga përfundimi i serisë së vaksinave, një përqindje e vogël duket se do të zgjasë më shumë për të arritur një përgjigje të plotë të antitrupave," – tha zëdhënësi i Departamentit.

Michigan ndodhet në një situatë të keqe sepse ka një numër rekord të rasteve të koronavirusit. Zyrtarët regjistruan 11,082 raste covid-19, që tejkalon lartësinë e mëparshme ditore. Në SHBA, mesatarisht rreth tre milion të rritur vaksinohen çdo ditë, madje shifrat ditore arrijnë në katër milion gjatë fundjavës. Një shifër që po rritet vazhdimisht dhe që e ka bërë Presidentin Joe Biden të thotë se fushata e vaksinimit për të rriturit do të përfundojë dy javë para afatit: më 19 Prill ndryshe nga 1 Maji.

/a.m/NOA.al