Transmetuar më 07-04-2021, 14:39

Një tjetër finale të parakohshme do të luhet e mbrëmjen e sotme në Champiosn League. Kampionët në fuqi të Bayern Munich do të presin në shtëpinë e tyre Paris SG për sfidën e parë çerekfinale, ekipin që mundi në finale e sezonit të kaluar. Misioni i bavarezëve për mbrojtjen e trofeut në ndeshjen përballë francezëve është vështirësuar për shkak të mungesave të rëndësishme. Lewandowski duhet të qëndrojë ende jashtë pas dëmtimit me kombëtaren, ndërsa Covid-19 dëtyron Hansi Flick të bëjë llogaritë edhe pa sulmuesin tjetër titullar Serge Gnabry.

“Është një ndeshje e re, ndryshe nga finalja e shkuar. Paris SG ka një skuadër të re dhe një tjetër trajner. Ata kanë një skuadër të fortë në mbrojtje dhe në sulm. Duhet të bllokojmë shpejt pasimet e tyre dhe kjo kërkon presing të lartë”, ka thënë trajneri bavarez, duke kujtuar edhe finalen e fituar nga skuadra e tij vitin e shkuar. Pikërisht, për atë sfidë të humbur parizienët kërkojnë të marrin revanshin dhe nëse kalojnë Bayern Munich në çerekfinale forcojnë pozitat e tyre si favoritë. Këtë e di mirë Maurizio Pocchettino që nuk e fsheh ambizien e skuadrës së tij.

“Gjithçka është e mundur në 180 minuta. Bajerni është një nga skuadrat më të mira të botës. Janë kampionët në fuqi, por ne duam të fitojmë Ligën e Kampioneve”, është shprehur tekniku i Paris SG, që gjithashtu udhëtoi drejt Mynihut me shumë mungesa. Lojtarë si Verrati, Icardi, Florenzi dhe Paredes nuk do të jenë të gatshëm për këtë sfidë./K.B/NOA.al