Transmetuar më 07-04-2021, 15:12

Pasi eliminoi një pretendent si Juventus, te Porto nuk duan të ndalen me kaq në këtë edicion të Champions-it. Historia e portugezëve ka treguar se asgjë nuk është e pamundur, ashtu siç ndodhi në triumfin surprizë të tyre thuajse 17 vjet më parë. Por për t;iu afruar më shumë kësaj ëndrre, Sergio Conceicao dhe të besuarit e tij duhet të kalojnë Chelsea në çerekfinale dhe në këtë mision sfida e vajtjes në shtëpi mund të jetë vendimtare.

“Kur zbret në fushë nuk mendon se ke shpenzuar vetëm 25 milion euro në merkato, ndërsa Chelsea ka shpenzuar 250 milion. Nuk mendojmë që Evanilson, blerja jonë më e shtrenjtë kushtoi 8 milion, ndërsa Havertz u pagua 80 milion nga Chelsea. Por nuk është kështu. Në fushë luajnë 11 kundër 11 dhe e rëndësishme është stradegjia. Pra asgjë nuk është e pamundur”, ka thënë Conceicao, që i mungojnë lojtarë të rëndësishëm si Taremi, apo heroi i ndeshjes kundër Juventus, Sergio Oliveira.

Si favoritë në sfidën dyshe çerekfinale prezantohet Chelsea. Londinezët ndërprenë serinë pozitive me një humbje të rëndë në fundjavën e Premier League, por Thomas Tuchel e cilëson atë si një aksident. “E morëm mësimin nga ajo ndeshje dhe duhet të zgjohemi dhe të reagojmë sepse në çerekfinalet e Champions nuk ka kthim pas. Do të jetë e vështirë, por e di që mund ta fitojmë këtë ndeshje”, është shprehur trajneri gjerman, që ka të gjithë futbollistët në dispozicion./K.B/NOA.al