Transmetuar më 07-04-2021, 16:17

Pranvera ka nisur me mot të ftohtë që në ditët e para të marsit, madje edhe në këtë fillim prilli.

Reshjet e dëborës janë shfaqur sërish në zonat malore, dhe temperaturat e ulëta nuk janë aspak të përshtatshme për këtë stinë.

Edhe dita e nesërme pritet të jetë në të njëjtën situatë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të theksuara përgjatë relieveve malore ku do të pasohen nga reshje bore me intensitet të ulët deri në orët e mesditës.

Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mesditës.

Era do të fryjë nga kuadrati i verit me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton intensitet deri ne 18-20m/sek, më e theksuar përgjatë zonave bregdetare duke u pasuar nga nje valezim i forces 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore -2°C deri në 8°C

zonat e ulëta 5°C deri në 15°C

zonat bregdetare 6°C deri në 16°C. /k.k/noa.al/