Transmetuar më 07-04-2021, 17:49

Një i ri në Barcelonë të Spanjës i ka lënë të gjithë pa fjalë, teksa u ngjit në një lartësi prej 377 metrash, pa litar.

21-vjeçari George King, e bëri diçka të tillë pa asnjë masë sigurie.

Shumë njerëz u mblodhën për të parë 21-vjeçarin britanik, teksa ngjiti godinën 377.7 metra të lartë.

King u ngjit në majë të godinës për 20 minuta, ndërsa në zbritje ai u arrestua nga policia.

Për herë të parë ai ngjiti në mënyrë të guximshme godinën Shard në Londër, 1 mijë metra të lartë, akt për të cilin u dënua me 6 muaj burg. /k.k/noa.al/

Burimi i lajmit: BBC