Transmetuar më 07-04-2021, 19:20

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur sot pasdite rreth orës 16:30,  në fshatin Rusinovc të Lipjanit, ku një fëmijë 7-vjeçar dyshohet se është përplasur për vdekje nga një automjet.

Polici ka ndaluar drejtuesin e mjetit.

Gjithashtu policia ka dhënë detaje rreth aksidentit tragjik ku shkruan:

“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinoc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur”.

7-vjeçari ka vdekur rreth orës 17:30 pasi është dërguar në QKUK, por i njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka vdekur.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë.

Ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Insittutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”./noa.al/