Transmetuar më 08-04-2021, 15:43

Një pacienti 60-vjeçar me koronavirus, u bë shkaktar i vdekjes së një 76-vjeçari në Greqi, pasi i shkëputi ventilatorin këtij të fundit.

Ngjarja është regjistruar në Athinë të Greqisë, dhe sipas medieve atje autori është një shqiptar i cili bëri këtë veprim pasi u bezdis nga zhurmat.

Burri vdiq dje pasdite në rrethana të paqarta dhe, sipas informacionit të fundit, “ishte një dorë njerëzore që ndërhyri në mënyrë që të ndalonte sistemin të funksiononte”.

Oficerët e Nën-Drejtorisë së Sigurisë së Athinës kanë në duart e tyre prova që vërtetojnë se si ndodhi skena e vdekjes dhe si e bëri këtë pacienti 60-vjeçar që po trajtohej së bashku me 76-vjeçarin.

Rasti është ende nën hetim. /k.k/noa.al/

Burimi i lajmit: Protothema