Transmetuar më 08-04-2021, 16:30

Të shtënat në Karolinën e Jugut, 5 të vdekur (përfshirë 2 fëmijë). Biden do të njoftojë një goditje ndaj armëve sot

Tragjedi në Karolinën e Jugut ditën që Presidenti Amerikan Joe Biden po përgatitej të njoftojë për masat konkrete ndaj përdorimit të armëve të zjarrit nga qytetarët.

Të paktën pesë persona vdiqën nga të shtënat me armë zjarri pranë Rock Hill, një qytet i vogël në shtetin amerikan.

Dy fëmijë dhe gjyshërit e tyre ishin mes viktimave.  Tragjedia ndodhi në Karolinën e Jugut, në një shtëpi private.

Zyra e policisë tha se familja e përfshirë është "shumë e rëndësishme dhe e njohur" në zonë.

“Dr. Robert Lesslie dhe gruaja e tij Barbara – tha policia – të dy u gjetën në shtëpi dhe ndërruan jetë si pasojë e plagëve me armë zjarri, ashtu si edhe dy nipërit e mbesat e tyre. James Leëis, një burrë që po punonte në shtëpinë e tyre, gjithashtu vdiq nga plagët me armë zjarri.

Dy fëmijët ishin 5 dhe 9 vjeç. Autoritetet thanë se ata kishin identifikuar një të dyshuar. Bëhet fjalë për një fqinj i familjes. Policia po heton për të kuptuar motivin e ngjarjes së rëndë.

“Dhuna me armë është një epidemi. Është një krizë e shëndetit publik. Jam krenar që jam pjesë e një administrate të kryesuar "nga një president" që prej kohësh lufton për masat e arsyes së shëndoshë mbi sigurinë e armëve. Sot do të paraqesim një hap të madh përpara për t’i bërë fëmijët tanë dhe komunitetet tona më të sigurta”.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki përmes një mesazhi në Twitter.

Joe Biden po përgatitej  për të publikuar masat të tjera për përdorimin e armëve të zjarri në orët e ardhshme.

/a.m/NOA.al