Transmetuar më 08-04-2021, 16:47

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Klosit.

Një trajler i ngarkuar me hekura raportohet se ka goditur dy të rinj që po kalonin urën.

Ata janë dërguar me autoambulancë në spitalin e Burrelit dhe pas ndihmës mjekësore raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe poheton shkaqet e këtij aksidenti.

Duhet theksuar se siguria e kalimit për këmbësorët në vendin ku ndodhi askidenti lë shumë për të dëshiruar. /a.m/NOA.al