Transmetuar më 08-04-2021, 17:38

Sipas një shkrimi të publikuar nga Daily Mail, një grua 104 vjeçare ka marrë duartrokitjet e stafit të spitalit kolumbian, pasi u shërua nga Covid-19 për të dytën herë në më pak se një vit.

Carmen Hernandez u përcoll me duartrokitje nga i gjithë stafi i cili ishte rreshtuar në korridorin e spitalit teksa ajo po dilte nga spitali.

Hernandez u diagnostikua për herë të parë me Covid-19 në qershor të vitit të kaluar dhe u trajtua në shtëpinë e pleqve në San Jose ku ajo jeton prej 25 vitesh.

Ajo e mposhti virusin,  por pavarësisht se ishte vaksinuar në shkurt të këtij viti, Hernandez u diagnostikua me Covid-19 për herë të dytë në mars.

Hernandez u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit Universitar San Rafael de Tunja ku mjekët dhe infermierët e kanë trajtuar atë. /k.k/noa.al/

Burimi i lajmit: Daily Mail