Transmetuar më 08-04-2021, 17:55

Prej më shumë se 1 jave, Shqipëria po përdor edhe vaksinat kineze për të vaksinuar popullsinë.

Shumë dyshime ka pasur lidhur me këtë vaksinë, madja ka nga ata që edhe refuzojnë ta bëjnë.

Sot, përmes një postimi në Facebook, kreu i Urgjencës, Skënder Brataj ka dhënë lajmin e mirë se kjo vaksinë është efektive edhe ndaj variantit të virusitbrazilian.

“Vaksina CoronaVac, është një imunizues i prodhuar nga Instituti Butantan dhe kompania farmaceutike kineze Sinovac. Ajo është 50% efikase kundër variantit P.1 të Covid-19, varianti brazilian, i cili u shfaq në qytetin e Manaus në vitin 2020 dhe që tashmë mbizotëron në disa shtete të Brazilit. Efikasiteti në parandalimin e sëmundjes u konfirmua 14 ditë pas aplikimit të dozës së parë.

Studimi u krye me 67,718 punonjës shëndetësorë në Manaus dhe u botua nga grupi Vebra Covid-19, i cili bashkon studiues nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, departamentet e shëndetit shtetëror të Amazonas të São Paulo dhe departamentet komunale të Shëndetësisë në Manaus dhe San Paolo, të mbështetura nga Organizata Shëndetësore Panamerikane (OPS).

Kërkimet ende nuk e kanë vlerësuar efektivitetin pas aplikimit të dozës së dytë, e cila do të dali në javët e ardhshme. Në analizën e ndërmjetme, efikasiteti i CoronaVac ishte 50% në parandalimin e sëmundjes simptomatike të Covid-19, thotë raporti paraprak i studimit. Një rëndësi të veçantë mer fakti që kjo përqindje është vetëm pas dozës e parë!”, shkruan Brataj.

Sipas tij, deri tani është vënë re një ulje e shtrimeve në spital dhe vdekjeve të personave mbi moshën 70 vjeç, ndërsa vaksina CoronaVac aplikohet në dy doza, me një interval prej 14 deri në 28 ditë. /k.k/noa.al/