Transmetuar më 08-04-2021, 22:01

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ në News24 ka treguar 3 detyrat që do të bëjë në qeveri për procesin e vaksinimit.

Basha ka konfirmuar se vaksinimi nuk do të ndalet pavarësisht detyrave apo atyre që kanë ndodhur më parë.

Ai thekson se transparenca totale, informimi i qytetarëve që të kuptojnë domosdoshmërinë e vaksinimit dhe çertifikimi i çdo vaksine në Shqipëri fillimisht nga BE, janë detyrat që do të realizojë Basha, sipas të cilit Rama ka dështuar tek të gjitha.

LULZIM BASHA: Derisa s’ka miratim, Europa nuk po e administron Sinovac. Çështja është fare e thjeshtë. Do të bëja transparencë totale, informim sa më të drejtpërdrejtë, që qytetarët të kuptojnë se është e domosdoshme, dhe që nuk i kam sjellë unë me çantë, as mi ka falur ndonjë, por i kam blerë me paratë tuaja. Rama ka dështuar t’i bëjë. Me mua administrimi do të jetë transparent, vaksinat të çertifikuara nga BE.

PYETJA: Do e pezulloni vaksinimin për transparencë?

LULZIM BASHA: Jo, jo. Mendoj se isha i qartë. Ky proces është i paragjykuar. Vetëm 3 nga ky televizion që kanë bërë vaksinën. Ky është shqetësues. Refuzojnë. Dhe ky ka lindur nga keqmenaxhimi. Hapësira për përmirësim është gjigande. Vaksinimi është keqmenaxhuar, dhe pasojat bien mbi qytetarët.