Transmetuar më 08-04-2021, 22:28

Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ në News24 thotë se domosdoshmëria për ndryshim tejkalon çdo simpati politike për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha siguron se kjo domosdoshmëri për ndryshim ka depërtuar edhe tek vetë aktivistët e PS.

Ai thotë se koalicioni opozitar që nesër do të jenë në qeveri e ka marrë seriozisht dhe do të sjellë ndryshimin dhe zgjidhjet që kërkojnë qytetarët.

‘’Mund të marrë qindra shembuj, që opozita, koalicioni, qeverisja nesër e ka marrë seriozisht. Zgjidhje që ata meritojnë, ndryshimin që kërkojnë. Tema kryesore është do ndryshimi. Domosdoshmëria për ndryshim tejkalon çdo simpati politike. Ka depërtuar tek aktivistët e PS. Do e shohësh dhe dëgjosh shumë fort më 25 prill. Shqiptarët masivisht janë të bindur se e vetmja më nyrë për të ecur janë ndryshimi. Si pjesë e ndryshimit shohin procesin e anëtarësimit në BE. Jam habitur, diçka mes habisë dhe kënaqësisë, që edhe qytetarët më të thjeshtë e kuptojnë sa e fortë ëshët lidhj,a ekonomia dhe integrimi në BE. Pa integrimin në BE s’ka mirëqenie të garantuar. E kuptojnë po kështu, s’mund të futen në BE kur rrogat janë 200 euro. Shqiptarët janë vetëdijësuar. Disa hapa prapa tyre, ndryshimi në mendjen e tyre është salduar, më 25 prill e vulosin me votë.

10 herë po të më pyesësh, do të të ftoj, si gazetar, analist, qytetar, t’i bësh thirrje qeverisë të bëjë transparencë, e jo spektakël me vaksina me çantë. Janë të sigurta? Për çfarë grupmoshash të sigurta? As unë as ju s’jeni ekspert. Kemi detyrime nga pozicione të ndryshme. Kam ardhur t’ju kujtoj, është përgjegjësi e drejtuesit. Vetëm fyen, shan, shkel, vetëm arrogancë. S’mund të fshihen mbrapa asnjë emri. Për pyetjet që sot janë pa përgjigje. Solla këtë po s’të tregoj kontratën, vendin, nuk të them. Minimumi, përgjegjësia ime dhe juaja është për transparencën.

Transparence është e tij, e ka kthyer në spektakël personal. E ka konsideruar proces politik. Më 25 prill e tutje qeveria e ardhshme sjell transparencë ,vaksina të certifikuara nga BE, si do bëhet vaksina, ku do e marrë dozën e parë, kur dozën e dytë. Do bëjmë minimumin që mund të bëjë një qeveri e përgjegjshme. Kjo krizë është keqmenaxhuar në mënyrën më të tmerrshme. Rezultati ka shkaktuar ekonominë e çdo familje, ekonominë shqiptare. ‘’- tha Basha.