Transmetuar më 08-04-2021, 23:40

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30 në rrugën Bill Klinton në Prishtinë.

Përplasja mes dy automjeteve ka shkaktuar dy të plagosur, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia ku shkruan:

“Rreth orës 21:30 në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”.