Transmetuar më 09-04-2021, 07:54

Një person ka humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur, pas një shpërthimi që ka ndodhur në një fabrikë në Ohio të SHBA-së. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:05 sipas kohës lokale në objektin Yenkin-Majestic Paint në Columbus.

“Disa nga të plagosurit ishin në gjendje të dilnin nga fabrika ndërsa të tjerët u shpëtuan para se të dërgoheshin në spital. Dy prej të plagosurve, të cilët fillimisht u raportuan në gjendje kritike, arritën të përmirësohen në gjendje të qëndrueshme”, tha shefi i Batalionit zjarrfikës të Columbus, Steve Martin.

Ekipet kontrolluan vendin e shpërthimit dhe u angazhuan në shuarjen e zjarrit. Disa biznese aty pranë u evakuuan. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e shpërthimit. /S.H /NOA.al