Transmetuar më 09-04-2021, 14:27

Pallati Buckingham njoftoi se Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II, ka ndëruar jetë.

Ai ishte 99 vjeç. Princi Philip kaloi një muaj në spital në fillim të këtij viti, para se të dilte në 16 Mars për t’u kthyer në Kalanë e Windsor.

Philip, i njohur gjithashtu si Duka i Edinburgut, u martua me Elizabetën në 1947. Ai u tërhoq nga angazhimet publike në 2017 pasi kreu më shumë se 20,000 prej tyre.

Princi Philip ishte një anëtar i familjes mbretërore greke dhe lindi në ishullin grek të Korfuzit në 1921. Ai kishte katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe nëntë stërnipa.