Transmetuar më 09-04-2021, 15:22

Media në Greqi është tronditur nga vrasja e gazetarit të kronikës së zezë, Jorgo Karaivaz. Ai u qëllua me 17 plumba, pak përpara se të futej në banesë.

Gazetari u gjet pa shenja jeta jashtë makinës së tij. Dyshohet se autorët kanë përdorur një silenciator pasi nuk është dëgjuar asgjë nga dëshmitarët që kanë kaluar në zonë.

Sipas hetimeve policore që citon noa.al, dy persona mbi një motor, veshur me uniformë ushtarake, i kishin zënë pritë gazetarit dhe e qëlluan me breshëri sapo ai ndali makinën para shtëpisë së tij në Alimos të Athinës.

I ndjeri nisi karrierën si gazetar i kronikës së zezë që në vitin 1990 në ANT1. Ai ishte i njohur për një seri shkrimesh dhe kronikash investigative për krimin në vend si dhe afera të dyshuara korrupsioni shtetëror.

Në galeri shihni foto të të ndjerit dhe vendit ku ndodhi ngjarja. /k.k/noa.al/