Transmetuar më 09-04-2021, 15:33

Zani Çaushi, ish-anëtar i bandës së Vlorës, do vijojë të qëndrojë në burg.

Gjykata e Korçës rrëzoi sot kërkesën e tij për lirim me kusht, në një seancë që zgjati më pak se 1 orë.

I pranishëm ishte edhe vetë i dënuari me burgim të përjetshëm.

Ai ka kërkur që të lirohet me kusht, ne pretendimin se ka shlyer 1/3 e dënimit, dhe se gjatë periudhës së dënimit është sjellë mirë.

Po ashtu, në një seancë paralele ai kërkon që të transferohet në një burg me siguri më të ulët, dhe jo të qëndrojë në atë të Drenovës. /k.k/noa.al/