Transmetuar më 09-04-2021, 16:16

Cila është arsyeja që përjetojmë shpesh një ndjenjë të vazhdueshme urie? Pesë faktorët që ndikojnë qartësisht, flasin ekspertët

Trupi ynë mbështetet në ushqimet që konsumojmë çdo ditë për energji, kështu që është normale të ndihemi të uritur nëse nuk keni ngrënë asgjë në dy-tre orët e fundit.

Por nëse ndjejmë një uri të vazhdueshme, edhe pak pasi kemi ngrënë një vakt të plotë, kjo mund të tregojë diçka për shëndetin tonë.

Disa nga faktorët që mund të rrisin ndjenjën e urisë, sipas ekspertëve, përfshijnë diabetin, sheqerin e ulët në gjak, mungesa e gjumit, stresi dhe dietat raporton noa.al që ju sjell më poshtë një guidë profesionale nga shkencëtarët amerikanë. Diabeti Trupi ynë shndërron sheqerin nga ushqim në "karburant", të quajtur glukozë. Por kur dikush ka diabet, glukoza nuk mund të arrijë qelizat tona dhe kështu kemi tendencë të hamë më shumë. Njerëzit me diabet të tipit 1, në veçanti, mund të hanë sasi të mëdha ushqimi e megjithatë, të humbin peshë.

Përveç rritjes së oreksit, simptomat e diabetit mund të përfshijnë:

Etje e tepërt. Nevoja e shpeshtë për të urinuar. Humbje peshe që nuk mund ta shpjegoni. Shikim i turbullt. Prerjet dhe mavijosjet që na ndodhin duan shumë kohë për t’u shëruar. Ndjesi shpimi gjilpërash ose dhimbje në krahë ose këmbë. Lodhje.

Sheqeri i ulët në gjak Hipoglikemia ndodh kur nivelet e glukozës në trup bien në nivele shumë të ulëta. Ky është një shqetësim i zakonshëm për njerëzit me diabet, por mund të shkaktohet edhe nga probleme të tjera.

Simptoma të tjera të sheqerit të ulët në gjak mund të përfshijnë:

Ankth, Ndjesinë se zemra po na rreh në mënyrë të parregullt. Lëkurë të zbehtë. Djersitje. Mpirje në zonën përreth gojës. Mungesa e gjumit Kur nuk pushojmë dhe çlodhemi mjaftueshëm, hormonet në trup, që kontrollojnë ndjenjën e urisë dhe ngopjes mund të ndikohen. Njerëzit të cilëve u mungon gjumi kanë oreks më të madh dhe kanë vështirësi të ngopen.

Gjithashtu kemi më shumë gjasa të dëshirojmë sa më shumë ushqime me shumë yndyrna dhe kalori e kjo na ndodh sidomos kur jemi të lodhur. Efektet e tjera të gjumit të trazuar përfshijnë:

Vështirësi për të qëndruar zgjuar. Ndryshim i humorit. Ngathtësi. Më shumë aksidente duke pësuar dëmtime fizike, si për shembull në shtëpi, rrugë, etj. Shtim në peshë. Stresi Kur jemi në ankth ose stres, trupi çliron hormonin e njohur të stresit, kortizolin, i cili mund të intensifikojë ndjenjën e urisë. Shumë njerëz që janë nën stres  duan ushqime me shumë sheqer, yndyrë ose të dyja.

Simptoma të tjera përfshijnë:

Shpërthimet e zemërimit Lodhja Dhimbje koke Probleme me gjumin Çrregullime të stomakut

Dieta Jo të gjitha ushqimet na ngopin në të njëjtën mënyrë. Ato produkte që ulin më mirë urinë janë të pasura me proteina, siç janë mishi, peshku, produktet e qumështit, ose produktet me shumë fibra. Burime të mira të fibrave gjenden tek frutat, perimet, drithërat dhe fasulet.

Yndyrnat e shëndetshme si ato që gjenden në arra, peshk dhe vaj luledielli mund të ulin nivelet e kolesterolit, duke e bërë atë një element kryesor të një diete të ekuilibruar.

Një këshillë me vlerë kur trupi na kërkon të hamë sa më shumë: Përqendrohuni te pjata juaj e vaktit dhe jo te TV apo celulari. Hani ngadalë, po kaq ngadalë sa t’ju lodhet goja duke përtypur qetësisht ushqimin. Ndjesia e ngopjes do të vijë gjithnjë nga truri, por sa të zbresë në ndijimin e stomakut, duhen 20 deri 30 minuta. Duke ngrënë ngadalë, manipulojnë veten dhe pakësojnë ushqimin e tepërt që është problematik. /noa.al