Transmetuar më 09-04-2021, 17:27

Enca Haxhia i ka bërë dhuratë vetes disa ditë relaksi në Dubai, nga ku ka postuar imazhe e video për t’i treguar ndjekësve të saj pothuajse çdo gjë që bën.

Këngëtarja ka vizituar një ndër kopshtet zoologjike më të famshme në Dubai, i cili quhet “Fame Park” dhe është në pronësi të sheikut të njohur Saif Ahmad Belhasa.

Enca ka publikuar foto ku shihet duke pozuar krah deveve, arinjve, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte poza me një gjarpër të madh të zbutur, i cili pesho 35-40 kilogramë.

Megjithatë, ajo nuk duket aspak e frikësuar dhe e ka shijuar në maksimum këtë eksperiencë të veçantë./K.B/NOA.al