Transmetuar më 09-04-2021, 17:26

Sëmundja e zemrës është vrasësi më i madh në botë, dhe rreth një në pesë njerëz në vendet e zhvilluara do të pësojnë dështim të zemrës gjatë jetës së tyre.

Në rastet më të këqija, trajtimi i vetëm është transplantimi. Por, duke pritur, pacientët mund të kalojnë vite në një listë pritjeje.

Për të ndihmuar njerëzit që presin një transplantim, kompania franceze Carmat ka zhvilluar një "zemër totale artificiale" – një pajisje për të zëvendësuar të gjithë zemrën derisa të gjendet një dhurues.

Në formë të ngjashme me zemrën e njeriut dhe me peshë 4 kilogramë, ajo mundësohet nga dy paketa baterie që sigurojnë rreth katër orë karikim përpara se pajisja të lidhet me një furnizues të rrymës.

Sensorët zbulojnë presionin e gjakut dhe si përgjigje, një algoritëm kontrollon rrjedha e gjakut në kohë reale.

"Funksionon si një zemër njerëzore kështu që nëse pacienti ecën, rrjedha e gjakut rritet dhe nëse pacienti është në pushim, rrjedha e gjakut është e qëndrueshme dhe e ulët," i tha CEO i Carmat Stéphane Piat për CNN Business.

Pjesët në kontakt me gjakun e pacientit janë bërë nga materiali që është i pajtueshëm me trupin e njeriut, për të zvogëluar rrezikun e reaksioneve anësore. /k.k/noa.al/

Burimi i lajmit: CNN