Transmetuar më 09-04-2021, 18:47

Nick Nikic, avokati shqiptar i lindur në New York ka pasion gatimet shqiptare.

Ai tregoi se ushqimi i preferuar tradicional shqiptar është grosha, duke zbuluar se ingredienti “sekret” i recetës së tij është dashuria.

Ai sot ishte në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Teksa Bieta e pyeti se për kë gatuan, Nick tha se gatuan për vete dhe bashkëshortin e tij duke pranuar hapur faktin se është homoseksual.

Nick tregoi se gjithçka kishte nisur një natë kur miku i tij i kishte shprehur hapur ndjenjat, por ai ende nuk e kishte pranuar brenda vetes orientimin seksual.

Pas një predikimi në kishë, Nick kuptoi se çfarë donte realisht dhe lumturia filloi kur i tha po ndjenjave për Mat, shokun e tij prej vitesh.

“Kemi 8 vite të lumtur bashkë. Pati propozim dhe dasmë me çifteli e tupanë”, tha Nick.

Ndërkohë që gjatë intervistës u transmetuan pamje ekskluzive nga dasma e tyre, avokati pranoi se në planet e tyre është dhe një fëmijë.

“Do më vrasë gjyshja po s’ patëm fëmijë”, tha duke qeshur ai, duke theksuar se prej fillimit ka patur mbështetjen e pakushtëzuar të familjes.

/a.m/NOA.al