Transmetuar më 09-04-2021, 20:12

Një aeroplan ushtarak turk është rrëzuar në Izmir, pranë zonës së bregdetit.

Sipas mediave, dy pilotët fatmirësisht i kanë mbijetuar rrëzimit të fuqishëm.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital.

Avioni KT-1 ishte në një fluturim stërvitor në Smyrna, kur përfundoi në det.

Hetimet pritet të nxjerrin shkaqet e aksidentit.

Ministria Kombëtare e Mbrojtjes (MSB) në një postim në Tëitter, deklaroi:

“Një aeroplan KT-1, i cili po vepronte në bazë të komandës së 2-të në Izmir, u përplas në det për një arsye të paspecifikuar gjatë një fluturimi stërvitor. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, të cilat filluan menjëherë, 2 pilotët tanë u shpëtuan të gjallë”, thuhet në mesazhin e publikuar lidhur me aksidentin e avionit.