Transmetuar më 09-04-2021, 21:43

Shqipëria ka arritur mbi 250 mijë vaksinime që prej nisjes së fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

Lajmi e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në facebook.

Me këtë shifër, Shqipëria është në gjysmë të rrugës së objektivit të vendosur për muajin maj.

Kryeministri Rama dhe ministrja Ogerta Manastriliu thanë se do të arrihet deri në maj në kuotën e 500 mijë vaksinimeve, që të rihapet normalisht sezoni turistik.

Kujtojmë se fushata ka nisur fillimisht me mjekët dhe të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve, për të vazhduar me arsimtarët,  farmacistët dhe gazetarët si dhe të moshuarit mbi 85-vjeç, ata mbi 70, e kjo fashë moshe pritet të ulet në ditën në vijim për të sëmurët kronikë dhe personat mbi 60-vjeç.

Pjesë e fushatës janë bërë edhe punonjësit e policisë dhe ushtrisë.

/a.m/NOA.al