Transmetuar më 09-04-2021, 21:55

Dua Lipa këngëtarja shqiptare me famë botërore shumë shpejt ka ngjitur majat duke bërë që emri i saj të njihet në të gjithë botën dhe na ka bërë të gjithëve krenarë.

Këngëtarja shqiptare u vlerësua si “mbretëresha e karantinës” pas suksesit që pati me albumin “Future Nostalgia”, i cili u publikua në një kohë që e gjithë bota ishte në izolim total.

“Future Nostalgia”, ka shënuar një tjetër sukses duke bërë që të renditet në vendin e parë përsa i përket albumeve më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe për vitin 2021 janë shitur plot 68.926 kopje.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Dua, përmes një postimi në InstaStory.

Ajo shprehet shumë e lumtur për këtë arritje të sajën.

/a.m/NOA.al