Transmetuar më 10-04-2021, 09:05

Policia e Kosovës raporton se disa persona, ende të paidentifikuar, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje shqiptare, e cila ishte shtatzënë.

Ngjarja e rëndë është shënuar pak ditë më parë në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.

Dyshohet se ndaj viktimës personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh.

Kjo ngjarje e rëndë është nën hetim dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi nga policia e Kosovës:

NDËRPRERJEJE E PALEJUAR E SHTATZËNISË & SHTRËNGIM

“Është raportuar se persona deri me tani të pa njohur fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Ekziston dyshimi se ndaj viktimës personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet, – sqaroi policia e Kosovës. ()

(Foto Ilustrim)

/a.m/NOA.al