Transmetuar më 10-04-2021, 10:14

Nga Vlora ku po ndjek nga afër procesin e vaksinimit, Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër opozitën. Rama nuk kurseu edhe Presidentin Meta.

Rama tha se këto që ‘po ndodhin çdo ditë me ato turmat e shekullit të kaluar që po mblidhen me 2 gishta do të sjellin rritje të numrit të infektimeve’.

“Kjo është e pashmangshme. Urojmë të mos jenë të papërballueshme shifrat", tha Rama.

I pyetur për sjelljen e Presidentit, Rama tha se Ilir Meta tashmë është kandidat zyrtar i Partisë së tij në Vlorë.

"Vjen i shoqëruar nga subjektet e OFL dhe me gjykatës e Prokurorë që janë nxjerë jashtë nga procesi i vettingut", tha Rama për Presidentin Meta.

/a.m/NOA.al