Transmetuar më 10-04-2021, 10:53

Një e moshuar 100-vjeçare, Xhyla Elshani, është vaksinuar në Prishtinë.

Elshani dëshiron që përmes vaksinimit t’i jepet fund pandemisë dhe të jetojë në kushte normale.

Xhyla Elshani ka lindur në vitin 1921 në Negroc të Drenasit. Ajo udhëtoi drejt Prishtinës për të kryer vaksinimin.

Me plot 100 vite mbi supe ajo shkoi  në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për ta marrë vaksinën që do ta mbrojë nga koronavirusi.

100 vjeçarja thotë se vaksinën po e merrte me shpresën që do të jetojë ndonjë ditë më tepër.

“Kam ardhur ta marrë vaksinën për të jetuar edhe ndonjë ditë sepse [këto që i kam jetuar] pak po më duken. Nuk vuaj nga ndonjë sëmundje. Nuk kam problem me mushkëritë e as me zemrën. Po e marr vaksinën për shkak të pleqërisë”, tha për RTV Dukagjinin, Xhyla Elshani.

/a.m/NOA.al