Transmetuar më 10-04-2021, 11:07

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi nga Vlora, se të hënën do të vijnë në Shqipëri 7020 doza Pfizer.

Pjesa tjetër e vaksinave janë kineze dhe vijnë nga kontrata e lidhur kohë më parë me distributorin turk.

Lidhur me sasinë e vaksinave kineze pritet të mbërrijnë 100 mijë të tilla.

Manastirliu deklaroi se ditën e hënë do të ulet e fasha e vaksinimit në 60 vjeç e lart.

Ajo theksoi se deri më tani në qarkun e Vlorës janë kryer më shumë se 20 mijë vaksinime.

“Në Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vazhdon ritmi i vaksinimit në qendra shëndetësore”, theksoi Manastirliu.

“Ditën e hënë ulim fashën në 60 vjeç. Kemi filluar tashmë me pjesën e kolaudimit. Nga nesër fillojmë shpërndarjen e vaksinave Sinovac. Të hënën presim 7020 doza Pfizer dhe pjesën tjetër nga kontrata me distributorin e Sinovac”, – tha ministrja Manastirliu.

/a.m/NOA.al