Transmetuar më 10-04-2021, 11:45

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama.

Nga Vlora kreu i qeverisë tha se Meta është zyrtarisht kandidat i LSI për zgjedhjet e 25 prillit.

Meta tha se Rama, nuk e di por presidenti mund të nxjerrë dekrete, ndërsa Vlora ka hapësira dhe për të në të ardhmen, pas 26 Prillit.

“Ka një spital psikiatrik që duket shumë mirë nga jashtë, dhe ka një staf të devotshëm, ai është kuptuar që të korruptojë dhe burra, që turpërojnë familjen e tyre dhe vendin e tyre, por duhet ta dijë se në 25 Prill do ta marrë përgjigjen nga vajzat dhe nënat shqiptare që nuk duan më të jetojnë në shtëpitë e tyre të zbrazura”, tha ironikisht Meta.

“Në 25 Prill kushdo mund të bëhet kurban, por jo demokracia”, u shpreh Presidenti, duke iu përgjigjur akuzave të kreut të qeverisë.

/a.m/NOA.al