Transmetuar më 10-04-2021, 12:39
Makina e gjetur e djegur

Një ngjarje makabre ka ndodhur në Kavajë ku para pak minutash janë gjetur trupat e pajetë të dy njerëzve.

Noa.al raporton se rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.

Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Por nuk ishte vetëm kjo. Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.

Foto nga arkivi