Transmetuar më 10-04-2021, 13:00

“Qenka tmerr”. Kështu shprehej gazetarja nga Shkodra Anila Dushi 6 ditë më parë e cila sot humbi jetën pasi ishte infektuar me koronavirus.

Anila Dushi është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, pasi nuk arriti ta fitonte dot betejën me koronavirusin.

Lajmin për vdekjen e saj mëngjesin e sotëm e bënë miq, kolegë e të afërm në rrjetet sociale, duke bërë dhe dedikime prekëse.

Vetë gazetarja kishte shkruar pak ditë më parë në rrjetet sociale se kjo sëmundje e shkaktuar nga koronavirusi “qenka tmerr”.

Ajo shkruante: "Kam besuar që në fillim se Covid 19 është një luftë botërore. Kam dëgjuar mjaft nga ata që e kanë kaluar. Por qenka tmerr. 🤲🤲🤲🤲🤲".

Anila Dushi ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës ku luftoi me sëmundjen prej disa ditësh.

Ajo kishte shume vite që punonte gazetare në shtypin e shkruar dhe në televizione lokale e kombëtare.