Personi në foto është Bilbil Shirja, 48-vjeçari nga Kavaja, i cili dogji të gjallë brenda në makinë gruan e tij Fëllënxa. Ai më pas u vetëvar në pemë, duke i dhënë fund jetës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie. Ata ishin prindër të një vajze të martuar, dhe të një djali 17-vjeçar.
Shirja, i cili mbante dhe emrin Majkell në rrjetet sociale jetonte së bashku me bashkëshorten e tij në fshatin Manskuri të Kavajës. Bilbil dhe Fëllënxa Shirja ishin në proces divorci dhe ditën e hënë ata kishin seancën përfundimtare.
Burrë e grua u gjenden të pajetë sot në Kavajë, në një nga ngjarjet që ka shokuar opinionin publik.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në fshatin Manskuri të Kavajës.
Fillimisht nga policia është gjetur e djegur në një makinë Fëllënxa Shirja, 45-vjeçe.
Ndërkohë, pak metra larg nga vendi i ngjarjes, policia ka gjetur bashkëshortin e saj Bilbil Shirja, 48-vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur në pemë.
Nga hetimet e para dyshohet se 48-vjeçari që i ka vënë flakën makinës duke djegur gruan brenda pas një zënke mes tyre.
Më pas ai i ka dhënë fund jetës duke u varur në pemë, në kushte të rëndë psikologjke.
Do të jetë hetimet e mëtejshme që pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.
Në lidhje me këtë ngjarje po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
/a.m/NOA.al