Transmetuar më 10-04-2021, 23:11

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, prej disa muajsh është në qendër të vëmendjes për shkak të ngjarjeve të shumta që kanë ndodhur me të.

Një ditë më parë, ish-konkurrentja u është përgjigjur pyetjeve pikante të ndjekësve.

Madje një fans ka dashur që të njohë mamanë e Teas, pasi i ka kërkuar një foto me të.

Ajo nuk ka ngurruar dhe ka ndarë me ndjekësit një imazh të mamasë së saj, e cila duket mjaft e re.

Nga ana tjetër, dikush e ka pyetur se si është ndjerë familja e saj pas lajmeve të bujshme që kanë lexuar për të?.

“Janë shqetësuar sigurisht. Por ata i dinë gjërat më brendësisht se publiku dhe më kanë mbështetur shumë”, ka thënë ajo.