Transmetuar më 11-04-2021, 09:24

Përmirësimi i ekonomisë botërore pas vitit të koronës po ndodh më shpejt se sa pritej, thotë paraprakisht FMN. Rritja ekonomike në vitin 2021 mund të arrijë 6,0 përqind, por me pabarazi të mëdha.

“Kjo krizë është si asnjë tjetër.” Ky vlerësim i Fondit Monetar Ndërkombëtar për pandeminë aktuale të koronës, shoqëron gjithë ekspertizën e organizatës bërë këtë pranverë. Por po vihet re një proces shëndoshjeje i jashtëzakonshëm, me të cilin ekonomia botërore është duke fituar sërish terrenin e humbur, thotë raporti që u prezantua ditën e martë në Uashington, në kuadër të takimit që organizata mban në pranverë. FMN pret këtë vit rritje globale të ekonomisë prej gjashtë përqind. Në muajin janar organizata mendonte se rritja ekonomike do të ishte vetëm 5,5 përqind.

Edhe për vitin e ardhshëm ekonomistët e FMN janë më optimistë se më parë, ata presin që prognozat e rritjes ekonomike të jenë 4,4 përqind. Në muajin janar ishte thënë se kjo rritje do të ishte 4,2 përqind. Në vitin e krizës së Coronës, 2020, ekonomia botërore ra me 3,3 përqind.

 “Përshpejtime të mëtejshme”

“Ne kemi llogaritur të ketë përshpejtime të tjera të rritjes ekonomike,” tha shefja e FMN, Kristalina Georgieva që javën e kaluar. FMN e argumenton rritjen ekonomike në ekspertizën pranverore me „masat e marra në disa vende në përgjigjen e pashoqe të krizës gjatë vitit të kaluar.”

SHBA zë këtu një vend të veçantë, sepse ekonomia më e madhe popullore në botë, arriti të tërhiqte me vete rritjen globale ekonomike. „Shtetet e Bashkuara do ta kalojnë nivelin e prodhimit bruto në vend të vitit të para Covid-it,” thuhet në prognozën e FMN. Banka Federale Amerikane e Rezervave (Fed) llogarit që SHBA të ketë këtë vit rritje të prodhimit bruto në vend prej 6,5 përqindësh, ngjashëm me shifrat që jept FMN, prej 6,4 përqind.

Një arsye e rëndësishme për rritjen e madhe ekonomike është paketa konjukturore e vendosur së fundmi me një volum prej 1,9 bilionë dollarësh. Paketa e ndihmës është sa një e dhjeta e aktivitetit ekonomik vjetor në SHBA. Përveç kësaj vaksinimi vazhdon të përparojë, deri tani 106 milionë vetë kanë bërë në SHBA të paktën vaksinën e parë.

Shumë ekonomi të tjera popullore arrijnë të kenë nivelin e parakrizës vetëm në vitin 2021, thotë FMN.  Vendet në zhvillim dhe vendet që pritet të kalojnë në grupin e vendeve të industrializuara, e arrijnë nivelin e para krizës vetëm në vitin 2023. Me përjashtim të Kinës, e cila e arritur nivelin e parakrizës që vitin e kaluar.

Prognoza për Gjermaninë: 3,6 përqind 

Për Kinën, ekonominë e dytë botërore ekonomike, FMN prej që vitin 2021 të ketë rritje të madhe ekonomike prej 8,4 përqind. Zona e euros do të ketë sipas FMN, rritje ekonomike në vitin që vijon prej 4, 4 përqind. Për Gjermaninë prognozat japin rritje ekonomike 3,6 përqind. Për vitin 2022, FMN jep prognozat për zonën e euros për rritje të aktiviteteve ekonomike me 3,8 përqind. Për Gjermaninë kjo shifër është 3,4 përqind. Sidoqoftë, kjo shifër është më e lartë se sa parashikimet e deritanishme.

Por FMN paralajmëron sërish se përtëritja globale po bëhet me dy shpejtësi: vendet në zhvillim dhe ato që pritet të kthehen në vende të industrializuara e kanë të vështirë të kapërcejnë krizën ekonomike, sepse nuk kanë hapësirën e duhur financiare për të marrë masa për të mbështetur konjukturën. Përveç kësaj vendet e varfëra janë në fund të radhës sa i përket shpërndarjes së vaksinave.

Në raport thuhet se ekziston rreziku që „hendeku që ekziston në standartin e jetesës midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve të tjera, të zmadhohet më shumë se ai para pandemisë”. Sipas prognozave të FMN, humbjet e të ardhurave në vendet e varfëra për frymë janë 20 përqind e pjesës së të ardhurave para pandemisë. FMN mendon se në vitin 2020 rreth 95 milionë vetë kanë rënë në varfëri dhe 80 milionë të tjerë janë më pak të ushqyer se më parë.

“Dy shpejtësi”

Të dhënat e reja të FMN thonë se vendet e varfëra të botës do duhet të japin pesë vitet e ardhshme 200 miliardë dollarë për të luftuar pasojat e pandemisë. 250 miliardë dollarë të tjerë janë të nevojshme për tu futur në grazhdën e zvogëlimit të prapambetjes kundrejt shteteve të pasura.

Në kuadër të financimeve të reja FMN ka parashikuar dhënien e 107 miliardë dollarëve për 85 vende. 29 shtetet më të varfëra i janë dhënë lehtësime në kthimin e borxheve. Në plane ekziston edhe dhënia e kapitaleve prej 650 miliardë dollarësh nga FMN, kjo pasi SHBA hoqi dorë nga kundërshtimet e saj. Gjermania e mbështet këtë plan. Sipas përfaqësuesve të qeverisë pritet që këto para të jepen në gusht. 42 përqind e tyre do jepen për vendet e varfëra.

Sidoqoftë FMN thekson se „ndryshime nuk ekzistojnë vetëm midis vendeve por edhe brenda vendeve”. Të rinjtë e punësuar dhe forcat e paspecializuara të punës preken më shumë nga humbja e të ardhurave. Në vendet e zhvilluara dhe vendet që pritet të kthehen në vende të industrializuara tendenca të tilla kanë ulur edhe më shumë pjesën që gratë zenë në punësim.

Përveç kësaj kemi edhe të bëjmë me zhvillimin e paparashikueshëm të pandemisë: "Prognozat shoqërohen me një grad pasigurie”, thotë FMN në raport. Shumë gjëra varen nga "konkurenca midis virusit dhe vaksinës”. Vaksinat janë rruga për të dalë nga kriza, tha të martën në Uashington krye-ekonomistja e FMN, Gopinath. Me përmirësimet e shpejta mund të pritet edhe një rritje më e madhe ekonomike, por kriza mund të zgjasë edhe më shumë nëse krijohen variante virusi kundër të cilave nuk funksionojnë vaksinat.

Sepse edhe tek vaksinimet, thotë FMN, është duke u parë sërish çarja midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve më pak të zhvilluara. Në një vlerësim që FMN bënte para pak kohësh së bashku me Bankën Botërore, përmendet shuma e parave që duhet të paktën për vendet e Afrikës për të siguruar sa duhet furnizimin e popullsisë me vaksinë: 12 miliardë dollarë./DW