Transmetuar më 11-04-2021, 10:11

Telefonatat po bëheshin gjithnjë e më të shpeshta. Të padurueshme. Gjithnjë i njëjti refren: Më kthe lekët që ke borxh.

Por për 27 vjeçaren M.B në Tiranë, kjo nuk ishte gjë e lehtë. Ai borxh nuk mund të shlyhej në kohë edhe pse 25 vjeçari R.C nuk po pushonte së e kërkuari.

E ndjerë nën një presion të paparë psikologjik, vajza e re nuk ka parërrugëdalje tjetër. Ajo ka rrëmbyer një tufë me ilaçe, i ka gëlltitur dhe është dergjur në shtrat duke pritur vdekjen.

Dërgimi në spital sapo u pa në atë gjendje, bëri që vajza për momentin të shpëtojë.

Kurse djaloshi që nuk po i ndahej për borxhin e pashlyer, po kërkohet për shoqërim policor.

DrejtoriaVendore e Policisë Tiranë tha sot se, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqerimin e shtetasit R. C., 25 vjeç.

I riu ka kanosur nëpërmjet telefonit shtetasen M. B., 27 vjeçe, për shkak të mosshlyerjes së një borxhi.

Kjo shtetase duke qenë në presion psikologjik, ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, njoftoi zyrtarisht policia. /noa.al