Transmetuar më 11-04-2021, 15:53

Ka shumë burra që kanë një problem ereksioni që ua vështirëson jetën seksuale

Ka shumë meshkuj të rritur që kanë probleme ereksioni të cilat ua vështirësojnë jetën seksuale. Disa njerëz provojnë gjithçka. Për shembull Viagra. 

Por tani shkencëtarët britanikë thonë se nuk ka shërim më të mirë për mosfunksionimin erektil sesa lënia e pirjes së duhanit, raporton noa.al. 

Hulumtuesit e HealthView studiuan 65 duhanpirës meshkuj seksualisht aktivë të cilët dëshironin të linin duhanin dhe ishin të gatshëm të bënin një takim laboratorik që të matet nga shkencëtarët. 

Pjesëmarrësit morën pjesë në një program të veçantë tetë-javor të detoksifikimit ndaj duhanit, i cili përfshinte dhënien e dozave të nikotinës (në vend të ilaçeve të tjera) dhe këshillimin.

Gjatë këtyre dy muajve, ata shkuan tri herë në laborator për të parë ecurinë e tyre: para datës së ndërprerjes së pirjes së duhanit, në gjysmën e programit dhe një muaj pas përfundimit të programit.

Për të matur ereksionet e meshkujve, studiuesit përdorën një pajisje të quajtur plethysmograph penile, e cila mat ndryshimet në perimetrin dhe ngurtësinë e organit gjenital mashkullor.

Rezultatet e studimit, të botuara në British Journal of Urology International, treguan se burrat që lanë pirjen e duhanit zgjatën më shumë ekakulimin, kishin një ereksion më të fortë dhe arritën orgazmë maksimale pesë herë më shpejt se burrat që ishin duhanpirës.

Nga 20% e pjesëmarrësve që fillimisht raportuan se kishin mosfunksionim erektil, 75% e atyre që lanë pirjen e duhanit nuk kishin ndonjë problem të tillë në fund të programit. 

Përkatësisht, 61% e të gjithë pjesëmarrësve të cilët nuk e lanë pirjen e duhanit deri në fund, thanë se problemet e mosfunksionimit erektil mbetën edhe pasi mori fund hulumtimi.

Ky studim nuk është i pari që lidh pirjen e duhanit me shëndetin seksual. Pirja e duhanit dihet se dëmton enët e gjakut dhe pengon rrjedhën e duhur të gjakut, e cila gjithashtu mund të ndikojë në funksionin e ereksionit. /noa.al