Transmetuar më 11-04-2021, 16:26

Ianna Williams mban rekordin për thonjtë më të gjatë në botë – Thonjtë e saj kishin një gjatësi totale prej 5.7 metrash

Mbajtësja e Rekordit Botëror Guinness Ianna Williams për thonjtë më të gjatë në duart e grave më në fund ka vendosur t’i presë ato.

Ajo e kishte fituar titullin në 2017 kur thonjtë e saj ishin atëherë gati 6 metra të gjatë (5.7 për të qenë të saktë) dhe i duheshin dy shishe manikyr për të kompletuar lyerjen e tyre, sipas librit të rekordeve Guinness që citon noa.al.

Para se të priste thonjtë kohët e fundit, ajo arriti të thyejë rekordin e saj të mëparshëm pasi tanimë i duheshin jo më dy, por tre ose katër shishe manikyr dhe as që po dinte më sa të gjatë ishin bërë thonjtë.

Williams vizitoi një dermatolog në Teksas për të prerë thonjtë e saj me një pajisje të veçantë elektrike.

"Kam ndjenja të përziera dhe po më duket sikur "bebet" e mia po largohen", tha ajo për thonjtë e saj, duke theksuar se i ka rritur ato për "rreth 28 deri në 29 vjet". "Tani jam disi e gatshme për një jetë të re. E di që do më mungojnë, por është koha të largohen. Në thelb isha aq e lodhur sa ishte koha të vendosja nëse do të jetoja me apo pa thonjtë e mi. E megjithatë unë do të jem akoma mbretëresha. "Thonjtë nuk më bëjnë atë që jam," shtoi ajo.

Siç Ianna shpjegoi, vendosi të presë thonjtë sepse e kishte të vështirë të bënte aktivitete të thjeshta, të jetës së përditshme.

“Duhej të isha shumë e kujdesshme me lëvizjet e mia. "Kështu që tani e kam ndarë mendjen. Jam duke u përgatitur për hapin tjetër që duhet të hedh për t’u siguruar që të mos lëndohem me thonjtë e mi ose t’i thyej ato", tha Williams.

"Jam e ngazëllyer për këtë që po bëj, po më duket si një fillim i ri," tha ajo, duke shtuar se në fund të procedurës, një pjesë e peshës trupore e kishte hequr bashkë me thonjtë.

Rekordi i Williams, megjithëse mbresëlënës, nuk është më i madhi për thonjtë më të gjatë në duart e grave. Thonjtë e Lee Redmond ishin më shumë se 8.5 metra të gjatë derisa u thyen në një aksident automobilistik në 2009, sipas Los Angeles Times. /noa.al