Transmetuar më 11-04-2021, 23:01

Modelet e zhveshura të organizuara nga një agjenci e filmave me pullë të kuqe izraelite, që u arrestuan së fundmi për imoralitet në Dubai, janë nga Ukraina si dhe vende të tjera të ish-Bashkimit Sovjetik, përfshi Rusinë, Bjellorusinë dhe Moldavinë.

Mediat në Moskë identifikonin gjithashtu një qytetar rus, si organizator të sesionit ‘imoral’ të fotografive, në ballkonin e një apartamenti në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruante

33 vjeçari Alexey Kontsov, raportohet se ka deklaruar në polici se ishte në një apartament aty pranë nga ku ka filmuar spektaklin e grave të zhveshura, të cilat ishin postuar në llogarinë e tij të mediave sociale.

Ai pranoi se kishte bërë ‘gabimin fatal’ të shpërndarjes së pamjeve ekspozuese, çka konsiderohet krim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Policia e Dubait tha se të arrestuarit janë referuar në prokurori.

“Kjo është një sjelle e papranueshme dhe nuk reflekton vlerat dhe etikën e shoqërisë së Emirateve”, thuhej në deklaratën e policisë.