Transmetuar më 11-04-2021, 23:53

25-vjeçarja që u shpall Miss në Papua Guinea e Re, humbi titullin e saj pasi shpërndau një video të saj duke bërë twerk në TikTok.

Lucy Maino u përball me kritika të mëdha në internet dhe shumë vendas e cilësuan sjelljen e saj si krejtësisht të papërshtatshme.

“Qëllimi ynë kryesor është fuqizimi i grave. Ne promovojmë trashëgiminë kulturore, vlerat tradicionale dhe komunikimin përmes turizmit për vendin dhe njerëzit tanë”, thanë mes të tjerash drejtuesit e konkursit të bukurisë në një deklaratë ku njoftuan heqjen e titullit.

Megjithëse video të ngjashme janë të zakonshme në aplikacion, sipas drejtuesve të kompeticionit sjellja ishte e patolerueshme dhe kështu kurorën do ta gëzojë një tjetër vajzë.